Kalo te përmbajtja

Për berberë, parukierë dhe sallone bukurie

Klientët rezervojnë vetë. Ti fokusohesh te puna.

Thjeshto rezervimet, organizo orarin dhe menaxho klientët në një vend. Pa telefonata dhe mesazhe të panevojshme.

  • Pa kartë bankare
  • Rezervime pa limit
  • Më pak mesazhe

    Klientët rezervojnë vetë, pa të ndërprerë gjatë punës.

  • Orar i organizuar

    Të gjitha rezervimet në një kalendar të vetëm.

  • Rezervime 24/7

    Klientët rezervojnë edhe kur ti nuk je i disponueshëm.

Rezervimi online

Shiko sa thjesht funksionon.

Nga linku yt te kalendari yt, në katër hapa.

Klienti zgjedh shërbimin

Hap linkun tënd dhe zgjedh çfarë i duhet.

Zgjedh ditën dhe orën

Sheh vetëm oraret e lira sipas orarit tënd.

Konfirmon rezervimin

Shkruan emrin dhe numrin e telefonit. Kaq.

Rezervimi del në kalendarin tënd

Pa asnjë mesazh apo telefonatë nga ana jote.

Si të fillosh

Gati për rezervimet e para?

Fillon në pak minuta. Pa instalime, pa trajnime.

  1. 01

    Krijo profilin

    Regjistrohu dhe krijo profilin tënd.

  2. 02

    Konfiguro orarin

    Shto shërbimet dhe oraret e punës.

  3. 03

    Ndaj linkun

    Dërgo linkun te klientët dhe fillo të marrësh rezervime.

Funksionalitetet

Gjithçka që të duhet. Në një vend.

Mjetet për ditën tënde të punës, të thjeshta për t’u përdorur nga telefoni.

Kalendar i zgjuar

Çdo rezervim, pushim dhe ditë pushimi në një pamje të qartë. Avora nuk lejon që dy rezervime të mbivendosen.

  • Numri i klientëve për çdo ditë
  • Blloko orare për pushim me një prekje
  • Anulo një rezervim dhe njofto klientin në WhatsApp
  • Funksionon nga telefoni, edhe në dark mode

Rezervime online

Klientët hapin linkun tënd, mbajnë shtypur te kalendari dhe rrëshqasin te ora që duan. Pa aplikacion, pa llogari.

Rezervime manuale

Të shkroi apo të telefonoi një klient? Zëri vetë orarin. Për atë që erdhi pa rezervim, Avora gjen orarin e parë të lirë sot.

Klientët

Telefoni dhe WhatsApp-i i çdo klienti, një prekje larg. Vendos emra që i sheh vetëm ti dhe ruaj sa zgjat shërbimi për secilin.

Shërbimet dhe çmimet

Shto shërbimet me kohëzgjatje dhe çmim. Aktivizoji ose fshihi kur të duash.

Orari dhe disponueshmëria

Cakto orët e punës, ditët e pushimit dhe nëse rezervimet nisin çdo 5, 10 apo 15 minuta. Klientët shohin vetëm kohën kur je i lirë.

Çmimet

Çmime të thjeshta. Pa surpriza.

Provo gjithçka falas. Vendos më pas.

Koha jote vlen. Lëri rezervimet në dorë të Avora-s.

Fillo falas dhe zbulo një mënyrë më të thjeshtë për të organizuar punën.

Prova falas

30 ditë falas

Përdor Avora-n me klientët e tu të vërtetë, pa paguar asgjë.

  • Rezervime pa limit gjatë provës
  • Të gjitha funksionalitetet
  • Linku yt personal i rezervimeve
  • Pa kartë bankare

Pas provës

Abonim mujor

Çmimi do të njoftohet së shpejti.

Kur mbaron prova, zgjedh vetë nëse do të vazhdosh.

Provoje 30 ditë falas
  • Pa kartë bankare
  • Rezervime pa limit

Pyetjet e shpeshta

Gjithçka që duhet të dish para se të fillosh.

Avora është një platformë rezervimesh për berberë, parukierë dhe profesionistë të bukurisë. Klientët rezervojnë online nga linku yt, ndërsa ti i sheh të gjitha rezervimet në një kalendar.

Jo. Klientët hapin linkun tënd nga telefoni ose kompjuteri dhe rezervojnë direkt në shfletues.

Po, 24 orë në ditë. Ata shohin vetëm oraret e lira sipas orarit tënd të punës, prandaj rezervimet nuk mbivendosen.

Po. Për klientin që të shkruan ose të telefonon, zë vetë orarin me “Vendos rezervim”. Për atë që vjen pa rezervim, “Shto klient” i gjen orarin e parë të lirë sot. Mund të bllokosh edhe orare për pushim.

Po, kur të duash. Ndrysho orët e punës, blloko orare për pushim ose shto ditë pushimi, dhe klientët shohin menjëherë oraret e përditësuara.

Për të vazhduar të marrësh rezervime, zgjedh një plan abonimi. Nëse nuk abonohesh, linku yt ndalon së pranuari rezervime të reja.

Jo. Regjistrohesh me email ose me llogarinë Google, zgjedh provën falas dhe fillon menjëherë.

Provoje 30 ditë falas